Një raport i fundit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka vendosur Shqipërinë në fund të renditjes në Ballkanin Perëndimor për sa i përket cilësisë dhe funksionalitetit të infrastrukturës.
Të dhënat e OECD zbulojnë një realitet krejt tjetër nga propaganda pasi rrugët cilësohen si të pasigurta, vendi vuan nga mungesa e transportit publik dhe nga mungesa e një sistemi hekurudhor.
Sipas Qendrës Qytetare, që ka analizuar raportin, problemi nuk është mungesa e fondeve, por keqmenaxhimi i tyre. “Kur një vend shpenzon më shumë se të gjithë dhe mbetet i fundit në renditje, nuk kemi të bëjmë me mungesë parash, por me abuzim të fondeve publike”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.
Vetëm për ndërtimin e rrugëve, Shqipëria investon çdo vit rreth 400 milionë euro, me një mesatare prej 12.9 milionë euro për kilometër më e larta në rajon. Por, siç vë në dukje OECD, këto “rrugë floriri” rezultojnë ndër më të dobëtat për nga cilësia dhe funksionaliteti.
Situata është veçanërisht alarmante në zonat rurale, ku mungesa e infrastrukturës rrugore dhe lidhjeve efikase ka bllokuar zhvillimin lokal. Transporti hekurudhor është pothuajse jashtë përdorimit, një realitet që kontraston me objektivat e qeverisë për integrim ekonomik dhe afrimin me tregjet europiane.
OECD paralajmëron se pa një strategji të qartë dhe investime të menaxhuara në mënyrë të ndershme dhe efikase, Shqipëria rrezikon të mbetet në periferi të zhvillimit rajonal dhe nuk do të jetë në gjendje të realizojë objektivin e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE