Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve të nënshkruar me Italinë.
Ai renditi aktivitetin dhe arritjet e shqiptarëve në Itali, që sipas Ramës mbetet një prej komuniteteve më të integruara në shtetin fqinj.
Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.
”421 mijë do të përfitojnë nga marrëveshja e sapo lidhur për pensionet. Falë angazhimit personal të Melonit, mike e paepur e Shqipërisë dhe zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE, ne ja dolëm që të vendosim më në fund pas një përpjekje të gjatë por të palodhur 20-vjeçar një gur të çmuar në kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar”, – tha Rama.