
Në 35-vjetorin e PS-së, Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën që po mbahet në Tiranë për projektin e Zvërnecit. Për këtë të fundit, Rama tha se është i nevojshëm për ekonominë e vendit tonë.
Ndërsa sa i përket protestuesve, ai theksoi se mendojnë njësoj për mjedisin. Po ashtu kreu i qeverisë tha se të njëjtën ndjesi do të kishte provuar edhe vetë nga apokalipsi dixhital që do ta kishte shtyrë të dilte edhe vetë në protestë.
“Puna e solli që në muajin e ditëlindjes së kësaj familjeje për Shqipërinë, një numër i konsiderueshëm njerëzish të dilnin mbi sipërfaqen e kanaleve të internetit dhe të merrnin zotërimin e Bulevardit të Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë, por u shndërrua në një akt dhune dhe me kërkesën e padrejtë për anulimin e një investimi që do të ndikojë në ekonominë dhe gjendjen sociale të vendit, duke futur 4 miliardë euro në një ekonomi me një volum sa 1/7 e buxhetit të vendit tonë, dhe dy herë më shumë se investimet e huaja në vitin e shkuar.
Edhe unë, po të isha një qytetar që ndikohet nga rrjetet sociale, duke parë turbullirat e gjysma të vërtetave të fryra në çdo minutë në kanalet online, dhe lloj-lloj fotosh,pelikanë të ngordhur, gradacela mbi lagunën, tabela kufiri e Izraelit, i llahtarisur nga gjithë ai apokalips dixhital, do të dilja edhe unë në Bulevard. Do të dilja edhe unë duke parë që e gjithë bota u zgjua nga një ankth dhe u bashkua kanal më kanal për të shpëtuar vendin tim nga një investim shkatërrues për jetën e gjelbër, vrastartë për njerëzimin.
Dhe pa diskutim, si u shpall falja e një ishulli të Shqipërisë dhe një toke të mbrojtur, kjo do të më dukej si e paktën gjë që mund të ndodhte. Ma ka mësuar kjo punë që të futem në këpucët e tjetrit, madje edhe në mesin e asaj turme, një grup njerëzish. Por e vërteta është se dallimi mes meje dhe kujtdo tjetër nuk është si duket nga Bulevardi, përkundrazi, edhe unë mendoj për burimet dhe mjetet. Qyshse kam shkelur në detyrën e parë në shtet si ministër, kam bërë gjithçka që kam mundur kundër pisllëkut dhe për pastërtinë”, tha Ramar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
