ITALI- Një 24-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Milano, Itali. Viktima i identifikuar si Endrit Ademi ra nga kati i tretë i një pallati teksa po punonte për një ndërhyrje në fasadë. Mësohet se Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, ndërsa prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërkohë vëllai tjetër i viktimës jeton në Austri.
“Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.
Sipas raportimeve fillestare, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 9:30 të ditës së sotme ku i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.
Ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga afërsisht 12 metra lartësi për arsye ende të paqarta, duke e lënë të vdekur në vend. Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin
do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.