LAJME / E Martë 10 Qershor 2025, 20:08

Qëlloi për vdekje 10 nxënës brenda një shkolle në Austri, policia gjen një letër në shtëpinë e autorit 21-vjeçar

Një ngjarje tronditëse ka goditur Austrinë, ku një 21-vjeçar, identifikuar si Arthur A., ka hyrë i armatosur në një shkollë në qytetin e Grazit, duke vrarë dhjetë persona dhe plagosur të paktën dymbëdhjetë të tjerë, para se t’i japë fund jetës së tij në ambientet e shkollës.

Sipas gazetës austriake Kronen Zeitung, autori kishte ndjekur më parë të njëjtën shkollë, por nuk kishte arritur të diplomohej. Shkaqet që qëndrojnë pas këtij veprimi brutal mbeten ende të paqarta, por policia ka gjetur një shënim të shkruar nga ai, të cilin po e heton si pjesë të motivimit për sulmin.

Sulmi ndodhi brenda dy klasave, ku autori qëlloi për vdekje disa nxënës dhe mësues, ndërsa një viktimë tjetër u vra jashtë ndërtesës së shkollës. Pas sulmit, Arthur A. është gjetur i vetëvrarë në tualetin e shkollës.

Kancelari austriak Christian Stocker shpalli tre ditë zie kombëtare, duke e cilësuar këtë si një nga ditët më të errëta në historinë e vendit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pyetje serioze mbi sigurinë në institucionet arsimore dhe shëndetin mendor të të rinjve në vend. Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë zotuar për transparencë dhe masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE