Një mbrëmje e zakonshme koncertesh u shndërrua në një spektakël emocionesh dhe nostalgjie, teksa këngëtari i njohur Gjesti dhuroi një performancë të paharrueshme për fansat e tij më besnikë.
Por momenti që elektrizoi audiencën erdhi kur një fanse i dhuroi atij një bluzë me fotografinë e tij së bashku me këngëtaren Egli Tako, duke rikthyer menjëherë vëmendjen te raporti i shumëpërfolur mes dyshes
Pas këtij gjesti, publiku nisi të thërrasë në kor: “Puth Eglin! Puth Eglin!”.
Në fillim, Gjesti reagoi me kujdes, duke theksuar me një buzëqeshje: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu”, por më pas, nën duartrokitjet dhe brohoritjet e turmës, ai u afrua dhe e puthi Eglin në skenë – një moment i papritur që shkaktoi reagime të fuqishme emocionale mes të pranishmëve.
Ky veprim i papritur dhe i sinqertë ka ndezur sërish spekulimet për një rikthim të mundshëm të lidhjes mes Gjestit dhe Eglit, që dikur ishin një ndër çiftet më të dashur të muzikës shqiptare.
Reagimet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me fansat që pyesin: A është kjo një dëshmi se dashuria mes tyre nuk është shuar do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE