LAJME / E Premte 22 Dhjetor 2023, 15:03

Prova të reja për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni: Dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal për të vrarë një person...

Ish-shefi i krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Burime bëjnë me dije se hetuesit kanë arritur të gjejnë prova se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë një person. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda.

Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi fatmirësisht nuk ndodhi.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar si i përfshirë edhe Rexhep Rrapi. 60-vjeçari është emër i dëgjuar më parë për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2021 për armëmbajtje pa leje.