
Një mesazh i shoqëruar me ironi dhe sarkazëm ndaj sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri u përcoll nga një protestues përpara ndërtesës së Kryeministrisë.
Ai mori mikrofonin, duke rrëfyer ironikisht një incident nga dita e votimit për të kritikuar fenomenin e listave të mbyllura të partive.
Qytetari vuri në dukje pamundësinë e votuesve për të zgjedhur kandidatët që duan vërtet, duke u përqendruar te figurat e vjetra politike.
«Mora fletën e votimit për të votuar dhe isha në dilemë: a duhet të votoja për Zegjine Çaushin sepse zemra më thoshte ta bëja, apo duhet të votoja për të ardhmen, Sali Berishën, 83 vjeç? Thashë se po ia jap Zegjinës sepse e dua shumë. Kur e hapa zarfin me fletën e votimit, nuk e gjeta emrin e saj», tha ai me ironi mes të qeshurave dhe miratimit të turmës.
Në fund të fjalës së tij, protestuesi i bëri një apel të drejtpërdrejtë kreut të qeverisë, duke kërkuar një reformë që i rikthen sovranitetin dhe lirinë e plotë votës së qytetarëve.
«Edi Rama duhet të na japë mundësinë të votojmë për kë duam, jo ??për ata që na i servir në lista!», përfundoi protestuesi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
