LAJME / E Martë 16 Qershor 2026, 13:01

Protesta / Ambientalisti Sazan Guri: Do rrok armën (video)

Ambientalisti Sazan Guri, një prej mbështetësve të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, ka bërë një deklaratë luftarake dhe me natyrë penale. Guri tha se është i gatshëm të rrokë armën dhe të luftojë për rrëzimin e qeverisë.

Sazan Guri rezulton pjesë e një grupi personazh që mbështesin nismën për atë që promovohet si “Shqipëria e Re”.

Në një dokument të shpërndarë publikisht, nënshkruesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar lëvizjen si një “revolucion paqësor” kundër klasës politike të 35 viteve të fundit.

Ndërkaq, në protestën e djeshme, një nga organizatorët e protestës Arben Kola bëri thirrje për të rrethuar SPAK-un dhe për të bllokuar në godinë prokurorët e posaçëm. Sipas tij, SPAK-u duhet të rrethohet deri kur të arrestojë të gjithë politikanët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE