LAJME / E Mërkurë 20 Shtator 2023, 12:12

Problemet me bashkëshortin, 40-vjeçarja nuk duron më, tenton t’i japë fund jetës

Një 40-vjeçare nga Bilishti ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh.

Ajo është dërguar në spitalin e Bilishtit, ndërsa për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur drejt spitalit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se 40-vjeçarja ka patur probleme me bashkëshortin,

ndërsa ky i fundit është proceduar për dhunë ndaj saj më herët. Ndërkohë, policia po heton mbi rastin.