LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 19:07

“Problemet janë familjar, pasi që..” – Policia jep detaje për plagosjen në Podujevë

Katër persona janë plagosur sot me armë zjarri në sheshin e Podujevës, të cilët edhe kanë pësuar lëndime të rënda për çka po trajtohen në QKUK në Prishtinë.

Në lidhje me rastin, detaje nga vendi ngjarjes ka dhënë Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, Basri Shabani.

Ai para mediave ka thënë se tre nga të plagosurit janë përfshirë drejtpërdrejtë në incident ndërsa njëri është kalimtar i rastit.

“Sot rreth orës 14:00, stacioni policor i Podujevës ka marrë informacion se në shesh janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante i janë përgjigjur dhe kanë dal në vendin e ngjarjes dhe si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit, janë të plagosur katër persona, tre prej të cilëve të përfshirë drejtpërdrejtë në incident dhe një kalimtar i rastit që për fat të mirë ka lëndime të lehta trupore”, ka thënë Shabani.

Ai ka thënë se për motivin nuk mund të thojnë asgjë sigurt, por që dyshohet se janë probleme familjare.

“Për motivin nuk mund të them asgjë sigurt sepse jemi në fazën e parë të grumbullimit të informacioneve, po sa të kuptojmë motivin do të ju njoftojmë. Në informacionet që i kemi dhe bazuar në incizimet që i kemi nxjerr nga vendi i ngjarjes, të tre personat kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë dhe janë të lënduar dhe po trajtohen në QKUK në Prishtinë. Po kanë lidhje familjare dhe problemet janë familjare dhe ky mund të jetë motivi, por saktësisht nuk mund të themi ende asgjë”, ka thënë Shabani.

Ai ka thënë se një zyrtar policor i cili ka intervenuar është hetues i stacionit policor të Podujevës dhe ka qenë në detyrë zyrtare, ndërsa intervenimi i tij ka parandaluar lëndime apo plagosje të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE