LAJME / E Hënë 11 Nëntor 2024, 00:12

Pritja mori fund/ Arbana Osmani tregon më në fund emrin e emisionit të saj të ri që pritet të nisë së shpejti

Moderatorja Arbana Osmani, ka një surprizë për fansat e saj, që mezi presin ta shohin serisht në ekranet televizive.

Ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë programin e saj më të ri, të titulluar ‘’Mirëmbrëma yje’’.
Ky emision do të transmetohet në kanalin zyrtar të Arbanës, në ‘Youtube’.
Programi xhirohet në Bogë (Malësi e madhe) në shtëpinë e moderatores.



Ajo mirëpret në shtëpi disa nga personazhet më në zë të artit, show biz, sportit apo biznesit dhe i fton të gatuajnë bashkë, të rrëfehen, të luajnë, diskutojnë, këndojnë apo kërcejnë.