LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 12:12

Prishet fejesa në Malishevë, ndërhynë Policia

Të shtënat me armë gjatë një ahengu familjar kanë alarmuar banorët e fshatit Lladroc, në komunën e Malishevës, duke bërë që Policia e Kosovës të ndërhyjë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 10 korrikut, rreth orës 19:45, kur një qytetar, i cili kishte kërkuar të mbetej anonim, njoftoi policinë se nga një shtëpi në fshat po dëgjoheshin krisma armësh.

Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se në shtëpinë e Gëzim Zogajt, 39 vjeç, po zhvillohej një ceremoni familjare e fejesës.

Gjatë intervistimit nga policia, 39-vjeçari ka pranuar se kishte shtënë në ajër me një revole me gaz të markës “Zoraki”, të cilën më pas e ka dorëzuar vullnetarisht.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka sekuestruar armën, një karikator, dy fishekë me gaz të kalibrit 9 milimetra, si dhe një gëzhojë të gjetur në vend.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për veprat “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës”.

Policia rikujton se përdorimi i armëve, edhe gjatë ahengjeve familjare, përbën rrezik serioz për sigurinë publike dhe është i ndaluar me ligj.

Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa autoritetet do të ndërmarrin të gjitha veprimet procedurale të nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Shënim: Personi i përmendur në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE