LAJME / E Diel 15 Tetor 2023, 19:07

Premtime dhe emocione, por Elvisi nuk shpëton nga Fatjona: Si ishte ajo puna e luleve?

Një histori e bukur dashurie  që nisi me një videotelefonatë në Skype dhe hodhi themele të forta në SHBA. Është Fatjona ajo që rrëfeu dashurinë e tyre në “Ka Një Mesazh Për Ty”, e cila nuk është arsyeja e vetme pse ajo e ka ftuar Elvisin në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Në 9 vitet e tyre së bashku, Fatjona ka arritur të përshtatet me jetën në SHBA, të punojë dhe njëkohësisht të jetë nënë e dy fëmijëve, por pa plotësuar ka mbetur vetëm një ëndërr e përbashkët e çiftit. Sot ajo dëshiron t’ia premtojë Elvisit se do ta bëjë realitet.

Fatjona: E para e punës, dua të të falenderoj për të gjitha sakrificat që ti bën për mua dhe për fëmijët. Dua të të falenderoj që më qëndron gjithmonë pranë, dua të të falenderoj që je mbështetja dhe suportuesi im më i madh. Dua të të them që unë kam vendosur ta lë një nga punët dhe të ndjek ëndrrën tonë të përbashkët: të vazhdoj shkollën. Ti e di që të dua shumë, ti e di që fëmijët dhe ti jeni arsyeja pse unë jetoj.

Elvis: Edhe ti e di që unë të dua shumë. Për ty e për fëmijët e mi do jem aty gjithmonë. Më bëhet shumë qejfi që ke vendosur këtë gjë. Unë të kam thënë shumë herë që të veproje në këtë mënyrë dhe m’u bë shumë qejfi që more këtë vendim.

Fatjona: Po si ishte ajo puna e luleve, si do t’ia jepje një personi që s’e njihje?

Elvis: Në rregull, nuk kam koment./tvklan.al