Gjesti ka folur për jetën pas ‘BBVA’, për bashkëpunimet që do bëjë si dhe për lidhjen me Eglin, për të cilën tha se nuk po kalon kohë me të. Për ‘Goca dhe Gra’, ai tha:
“Ka bashkëpunime, por nuk do zbuloj gjë. Ka këngë të kushtuara dashurisë, i dedikohen dikujt. Kënga “Halite” është e kaluara ime. Nuk ka arsye pse të mos e këndoj, por ka atë kuptim. 98 % kam qenë real aty brenda në BBV. Të tjera kanë qenë të gjitha reale, sjelljet dhe ndjenjat.
Më mungon koha me Eglin, jashtë e kemi një marrëdhënie, me rëndësi është. Kemi qenë të ngarkuar ajo me karrierën e saj, unë me karrierën time. I kënaqur jam ditën kur e kam njohur. Me Valbonën kam folur, me të tjerët kam folur pak. Kam qenë shumë i ngarkuar, shumë e vështirë të kthehem në jetën reale.
Ne i kemi thënë gjëra njëri-tjetrin, por BBV ka përfunduar, janë mbyllur edhe hatërmbetjet. Ata që më kanë sulmuar brenda, e kam mbyllur me ta. Më ka befasuar Laerti, nuk e kam ditur që ka qenë ashtu. Nga rrugëtimi në BBV Kosova nuk do kisha lënë askënd të më shkelë me këmbë. Në BBV Albania çdo gjë ka shkuar shumë mirë”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.