LAJME / E Premte 13 Qershor 2025, 12:12

Porositi taksinë, por “zhvati” taksistin! Vajza nga Kruja e kërcënon dhe ia vjedh paratë

Një vajzë e re 23-vjeçare është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi akuzohet për vjedhje. Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se shtetësja e identifikuar si Flogerta Koçi është arrestuar pasi së bashku me mikun e saj 29-vjeçar, Emiljan Nikolli, kanë vjedhur dy persona.

E reja dhe Nikolli, në bashkëpunim me njëri tjetrin, më 30 maj të këtij viti, në fshatin Fushë Mamurras i kanë vjedhur një shumë parash një taksisti. Nga informacionet e deritanishme mësohet se Koçi ka qenë pasagjere në këtë taksi dhe ka kërcënuar me armë zjarri shoferin e taksisë duke i marrë atij një shumë të konsiderueshme parash.

Ndërkohë, rasti i dytë i vjedhjes është shënuar në po të njëjtin muaj ku ka qenë 29-vjeçari ai i cili i maskuar ka hyrë në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë ku dhe ka kërcënuar punonjësin dhe së bashku me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.

Policia aktualisht ka arrestuar të renë, ndërkohë që po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, Emilian Nikolli, i cili është shpallur në kërkim.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas denoncimeve të 2 shtetasve, për vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të operacionit “Couple”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, konkretisht shtetasen F. K., 23 vjeçe, banuese në Krujë.

Nga këto veprime dyshohet se 23-vjeçarja dhe shtetasi E. N., 29 vjeç, banues në Mamurras (i shpallur në kërkim), më datë 30.05.2025, në fshatin Fushë Mamurras, i kanë vjedhur një shumë parash, drejtuesit të taksisë ku ishte pasagjere shtetasja F. K., duke e kanosur me armë.

Më datë 10.05.2025, dyshohet se 29-vjeçari ka hyrë i maskuar në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë, ka kanosur punonjësin dhe në bashkëpunim me shtetasen e ndaluar, i kanë vjedhur xhiron ditore”, njofton policia do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE