LAJME / E Diel 24 Mars 2024, 11:11

Policia Rrugore e Tiranës, mbi 9 mijë gjoba gjatë javës që lëmë pas

Policia Rrugore e Tiranës njofton se gjatë javës që lamë pas ka arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor. Po ashtu janë vendosur mbi 9 mijë gjoba ndërsa janë marrë 37 masa për pezullime të lejeve dhe konvertimeve.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.

Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre:

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorëve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.