LAJME / E Hënë 29 Janar 2024, 17:05

Policia me ‘dorë të hekurt’ në Tiranë, arreston 27 persona dhe vendos 9170 gjoba në një javë

Policia Rrugore e Tiranës në bilancin e saj javor të qarkullimit rrugor bën me dije se janë arrestuar ose proceduar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre:

-499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;

-381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

-6069 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.