
Zhdukja e këngës së njohur “Mora fjalë” nga YouTube ka ndezur menjëherë debat të fortë, ndërsa situata ka degjeneruar edhe në studio.
Mes akuzave, kundërpërgjigjeve dhe toneve të larta, u dëgjua edhe paralajmërimi: “Shihemi në Prokurori”.
Në qendër të përplasjes ishte edhe këngëtarja Shkurte Fejza, e cila reagoi ashpër për atë që ka ndodhur me këngën.
Por kush e hoqi “Mora fjalë” nga YouTube, çfarë fshihet pas konfliktit dhe pse palët tashmë po flasin për përballje ligjore?
