LAJME / E Mërkurë 3 Qershor 2026, 22:10

PLAS “Air Albania”! Goli i Izraelit ndez sherrin në fushë, stadiumi shpërthen me thirrje “Palestinë! Palestinë!”

Momente tensioni dhe përplasjeje kanë përfshirë stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo që duhej të ishte një sfidë festive, ka degjeneruar në një sherr në fushë dhe reagim të ashpër nga shkallët e stadiumit pas një episodi provokues.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 73-të, kur futbollisti izraelit, Gloukh, shfrytëzoi një rast të kuqezinjve për të marrë një top dhe për të shënuar golin e avantazhit për Izraelin.

Megjithatë, situata u nxeh menjëherë pas përfundimit të aksionit. Gjatë festimit të golit, Gloukh iu drejtua tifozëve shqiptarë duke u bërë me shenjë “të heshtnin”, ndërsa në të njëjtën kohë u tregoi me krenari stemën e Izraelit në fanellë.

Ky gjest provokues nuk është pritur mirë nga mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, i cili ka ndërhyrë menjëherë për të kërkuar llogari. Kaq ka mjaftuar që situata të dalë jashtë kontrollit dhe futbollistët e të dyja skuadrave të përplasen fizikisht në fushë. Pas qetësimit të gjakrave, arbitri i ndeshjes vendosi të ndëshkojë me karton të verdhë si Hysajn, ashtu edhe Gloukh.

Gjesti i futbollistit izraelit ka irrituar në masë edhe tifozët e pranishëm në “Air Albania”. Menjëherë pas provokimit dhe përplasjes në fushë, i gjithë stadiumi ka shpërthyer në thirrje të fuqishme politike, duke brohoritur në kor: “Palestinë! Palestinë!”, si një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj lojtarit mik. Ditët në vijim pritet të shihet nëse ky incident do të sjellë penalizime apo gjoba nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE