Zbardhen detaje nga sherri mes adoleshentëve në Korçë.
Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit.
Sipas informacioneve, 14 vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15 vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit.
I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.