LAJME / E Premte 8 Dhjetor 2023, 20:08

PISA 2022: 28% e nxënësve nuk dëgjojnë mësuesin

Orët e mësimit në shkollat  shqiptare zhvillohen përmes zhurmës. Në analizën që ekspertët e raportit ndërkombëtar “PISA 2022” bënë për vendin tonë, vihet në dukje se nxënësit kanë raportuar që në shumicën e orëve mësimore, mësuesve ju duhet që të presin një kohë të gjatë që klasa të qetësohet për të zhvilluar mësimin.

Për pasojë 25% e nxënësve thonë se punojnë dot të qetë, 28% nuk dëgjojnë atë që mësuesi thotë dhe 24% e nxënësve kanë raportuar se shqetësohen nga shokët që përdorin celularin gjatë mësimit.

Një tjetër problematikë që ka ardhur në rritje nga një raport në tjetrin është vetmia.

15% e nxënësve kanë raportuan se ndjehen të vetmuar në shkollë, ndërsa 15% ndjehen të përjashtuar nga aktivitetet që zhvillohen.

Ndërsa 12% e nxënësve shqiptarë kanë raportuan se nuk ishin të kënaqur me jetën e tyre

Bullizmi po ashtu është një fenomen shqetësues në shkolla. Ekspertët vlerësojnë se nxënësit e tallur shpesh janë  të prirur të lënë shkollën dhe të kenë performacë të dobët në mësime.