LAJME / E Diel 17 Dhjetor 2023, 14:02

Përplasen dy automjete në aksin rrugor Fier-Seman

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Seman paraditen e sotme, ku janë përfshirë dy automjete.

Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, raporton se nga përplasja mes mjeteve është plagosur një drejtues mjeti dhe një pasagjere.

Të plagosurit u dërgua në spital ku morën ndihmën mjekësore. Pasagjerja u largua pas marrjes së mjekimit, ndërsa shoferi paraqitet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË FIERIT:

Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Seman”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S., 58 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, shtetasja F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.