LAJME / E Mërkurë 26 Qershor 2024, 23:11

’Përgjaken’’ rrugët e Romës, aktivistët në protestë kundër dhunës ndaj grave

Disa aktivistë kundër dhunës ndaj grave, hodhën bojë të kuqe në shkallët e Trinita dei Monti në Piazza di Spagna, Romë, gjatë paradites së sotme.

Menjëherë, ndërhynë ekipet speciale për të pastruar bojën nga shkallët e sheshit turistik, që mirëpret çdo ditë me mijëra vizitorë nga e gjithë bota.

“Dyzet gra u vranë pas Giulia Ceçhettin”, tha Anna, një nga aktivistet e “Të djegim gjithçka”, përgjegjëse për ndotjen.