LAJME / E Diel 11 Maj 2025, 20:08

Përfundon votimi/ Del EXIT POLL i parë, shihni kush fiton dhe si ndahen mandatet

Albanian Post ka publikuar rezultatet e fundit të Exit Poll në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh.

Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e djathtë.

Më tej, janë Socialdemokratët e Tom Doshit, të cilët duket se finalizojnë sërish kur duhet dhe edhe me 2.2% të votave në rang kombëtar, ruajnë primatin e tyre të 3 mandateve në gjithë Shqipërinë.

 

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit. Ai e kalon për pak pragun kombëtar dhe arrin të finalizojë me mandat.

Fushata e gjerë në media sociale ndërkohë, duket se ka qenë efikase për Lulzim Bashën, i cili mandatin personal e nxjerr dhe në rang kombëtar merr 1.4% të votave.

Surpriza është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku dallohet një rënie e madhe prej sondazheve dhe me 1.8% të votave në rang kombëtar, rezulton se nuk prodhon asnjë mandat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.