
Efektivi i Policisë së Shtetit, Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën kolegu i tij Enea Mekolli, ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 36-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në nofull, e cila ka rezultuar e suksesshme. Pas operacionit, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai vijon të mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipi mjekësor.
Ndërkohë, në Spitalin e Traumës po trajtohet edhe Violand Braçellari, i dyshuari për ngjarjen i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve deri në përmirësimin e plotë të gjendjes së tij.
Po ashtu, mësohet se autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në ambientet e spitalit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti të mundshëm mes familjarëve të palëve të përfshira në ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
