
Me rreth 98 për qind të votave të numëruara, rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet forca e parë politike në Kosovë me 50 deputetë në Kuvend, përcjell INA.
Sipas projeksioneve aktuale të mandateve, renditja është si vijon:
* Lëvizja VETËVENDOSJE! – 50 deputetë
* PDK – 23 deputetë
* LDK – 19 deputetë
* Srpska Lista – 9 deputetë
* AAK – 8 deputetë
Si dhe partia turke KDTP ka siguruar 2 mandate, ndërsa komunitetet tjera nga një mandat, përfshirë edhe Nenad Rashiqin nga partia serbe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar plotësisht, pasi po vazhdon numërimi i votave të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve.
Rezultatet zyrtare do të certifikohen nga institucionet përkatëse pas përmbylljes së të gjitha procedurave të numërimit.(INA)r, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
