Debati për ndodhinë e fundit në Ferma Vip, ku Alba dhe Limi mendohet se kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit, ka agravuar mes fermereve. Ka qenë Big Mama dhe Keisi të cilat i janë vërsulur Albës duke e quajtur atë femër të degjeneruar për veprimin që ajo ka bërë.
Ndër të tjera këngëtarja është shprehur se Alba këtë e ka bërë vetëm për klikime dhe kësaj ia ka arritur tashmë.
“E di çfarë zemra ime zemra ime, hallall të qoftë, kur të dalësh miliona klikime ke fitu. Për hajër emri pornostare,”– është shprehur Big Mama.
Big Mama: Je femër e degjeneruar, je femër e ulët
Big Mama: Nuk jam plak e keqe, ta rras në fytyrë atë që mendoj dhe mua nuk ma ndjen zemra ime. Unë nuk hyj në jorgan për vëmendje, unë nuk kam ndërmend të bëj budallëqe si ty
Alba: Kishim qejf të bënim muhabet në privatësi, se ju nuk na lini në privatësi
Big Mama: Çfarë privatësie, të gjithë e dimë çfarë bëhet nën jorgan. E di çfarë zemra ime, hallall të qoftë, kur të dalësh miliona klikime ke fitu. Për hajër emri pornostare.