LAJME / E Hënë 19 Maj 2025, 18:06

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024?

Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, që do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributeve, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Por cilat janë përfitimet konkrete të emigrantëve?

Ata përfitojnë pensionet e pleqërisë; invaliditetit; familjare, pensionet e papunësisë; mbulime për sëmundjet dhe barrëlindjen.

Shqipëria njihet si një vend që ka emigracion shumë të lartë në shumë vende të botës. Sa marrëvshje për njohjen e pensioneve ka nënshkruar deri më tani vendi ynë?

Janë finalizuar 12 të tilla, me rëndësi për tu theksuar ato me vendet e Bashkimit Europian, ku ndodhet edhe pjesa dërrmuese e emigrantëve shqiptarë. Ndërkohë që janë drejt finalizimit katër marrëveshje të tjera, kryesisht me vendet e Ballkanit.

Por ka raste si Greqia, ku ndodhet edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, me të cilën ne nuk kemi ende një marrëveshje për pensionet. me këtë shtet, nuk ka ende dritë në fund të tunelit.

Ndërsa po negociohet me Serbinë dhe Poloninë dhe negociatat për marrëveshjet e pensioneve pritet të nisin edhe me Danimarkën; Spanjën; Slloveninë dhe Moldavinë. Kjo pavarësisht se këto shtete kanë një peshë shumë më të vogël për sa i përket numrit të emigrantëve shqiptarë.

Po ku janë të shpërndarë emigrantët shqiptarë?

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i emigrantëve shqiptarë i kapërcen 1.6 milionë. Pjesa më e madhe e tyre jeton në Itali, pasuar nga Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. " do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE