Në konferencën e sotme me gazetarët Sali Berisha paraqiti një video ku sipas tij duken patronazhistët e PS duke blerë vota në Babrru të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
Sali Berisha: Narko qeveria, e kreut të organizatës kriminale Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 mln euro për pensionistët, për blerjen e votës, me dhurimin e 200 mln euro gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve.
Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetra mijëra leje të legalizimit, me përdorimin e dhjetra mijëra automjeteve pa lidhje me fushatën elektorale, me punësimin në qeverisjen lokale dhe qendrore, por kaloi direkt në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë.
Shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet, ata që kryejnë bëjnë çdo gjë që të fshihet çdo gjurmë. Megjithatë, kamerat e qytetarëve syçeltë kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për votë. Kjo, jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo Tropojë. Jo. Në Tiranë, në Babrru.
Kjo i filmon dhe u bën të ditur se po i ndjek, po i gjurmon.
Këto zgjedhje janë farsë dhe nuk janë zgjedhje. Ndaj dhe ne paraqesim para mediave dhe shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të farsës që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE