Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Selvije Jao, duke lënë të nënkuptohet se është i shkaktari i fundit të martesës.
Këngëtari ka bërë një postim në Instagram ku jep mesazhin që “mos gabi me gruan, se s’të fal, të len”, duke treguar kështu se një gabim i tiji ka sjellë ndarjen mes tyre.
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”, shprehet Shpat Kasapi, duke e shoqëruar me një emoji zemre të thyer.
Nga ana tjetër jo më larg se dy ditë më parë ishte Selvija qe me anë të një postimi në Instagram, njoftoi ndjekësit se po largohet nga Tirana, qytet me të cilin tashmë e lidhin kujtime të thella personale.
“Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet,” shkroi Selvija në një InstaStory.
Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.
“Mos më thoni më ‘Nuk kam kohë’ apo ‘Nuk kam motivim’, sepse nuk e dini sa shumë do t’jua ndryshojë jetën,” kishte shkruar ajo më herët, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.
Tashmë, me konfirmimin e saj publik, bëhet e qartë se rrugët e Selvijes dhe Shpatit janë ndarë. Edhe pse ndarja nuk është shoqëruar me deklarata zyrtare nga këngëtari, postimi i Selvijes flet qartë për një mbyllje të një kapitulli të rëndësishëm në jetën e saj.
Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.
“Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.
Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.
Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla.
Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.
“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.
Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”
E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.
Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.
“Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,- e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE