LAJME / E Hënë 9 Qershor 2025, 19:07

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë në një tjetër qark

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka miratuar këtë të hënë kërkesën për hapjen e të gjitha kutive të votimit në qarkun e Fierit, duke urdhëruar rinumërimin e 587 Qendrave të Votimit. Vendimi u mor me votat e dy anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Kjo është hera e dytë që KAS vendos për një rinumërim të plotë në nivel qarku, pas atij të vendosur më herët për qarkun e Tiranës.

Kërkesa për rinumërimin e kutive në Fier u paraqit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, dhe u mbështet edhe nga koalicioni opozitar “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Mirë (PD-ASHM)”.

Rinumërimi pritet të nisë në ditët në vijim në ambientet e përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të mbikëqyret nga përfaqësues të partive politike.

Ky zhvillim vjen mes pretendimeve të opozitës për parregullsi në procesin e numërimit dhe rezultatin final të zgjedhjeve të 2025 do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE