Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare regjisori i njohur, James Foley. Mediat e huaja shkruajnë se regjisori i filmave përfshirë
“Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los Angeles në fillim të kësaj jave.
Foley vdiq pas një beteje disavjeçare me kancerin në tru, sipas përfaqësuesit të tij.
“Daily Mail” shkruan se 71-vjeçari punoi me yje si Sean Penn, Madonna, Al Pacino dhe Halle Berry, dhe u specializua në histori që ishin të mbushura me atmosferë dhe kishin një ndjesi noir.
Filmi i tij i parë artistik ishte drama romantike muzikore e vitit 1984 “Reckless”, me protagonistë Daryl Hannah dhe Aidan Quinn. James Foley vazhdoi me “At Close Range”, me protagonistë Penn dhe Christopher Walken në një neo-noir që përfshinte këngën e Madonnës “Live to Tell”. Madonna ishte e martuar me Penn në atë kohë, dhe regjisori vazhdoi të bashkëpunonte disa herë me Madonnën, duke drejtuar videoklipe muzikore dhe filmin e saj artistik “Who’s That Girl”.
“Glengarry Glen Ross” ishte një nga filmat e tij më të vlerësuar , dhe adaptimi i dramës së David Mamet i siguroi Pacinos një nominim për Oscar dhe një Golden Globe. Kasti i yjeve përfshinte gjithashtu Jack Lemmon, Alec Baldwin, Ed Harris dhe Alan Arkin.
Foley gjithashtu drejtoi dy vazhdimet e filmit “Pesëdhjetë Hijet e Greit” dhe 12 episodet e serialit “House of Cards”.
Filmat e tjerë të Foley-t përfshinin “Two Bits” të Pacino-s, “Confidence”, “Perfect Stranger” me Berry dhe Willis, “The Chamber” dhe “The Corrupter” me Chow Yun-Fat dhe Mark Wahlberg , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.