LAJME / E Martë 10 Qershor 2025, 20:08

Parashikimi i motit, dita nis me diell dhe temperatura të larta por gjatë pasdites priten…

Parashikimi i detajuar për Shqipërinë:


Zonat bregdetare (Vlora, Durrësi, Saranda, Shëngjini):

Moti parashikohet me kthjellime dhe vapë gjatë mëngjesit dhe mesditës. Temperatura do të arrijë deri në 33°C në disa qytete bregdetare. Era do të jetë mesatare nga drejtimi jugor, me ndonjë rritje të përkohshme pasdite.


Zonat e ulëta dhe qytetet e mëdha (Tirana, Elbasani, Fieri, Lushnja):

Pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell dhe temperatura që shkon nga 31°C deri në 35°C, por orët e pasdites mund të sjellin zhvillime të vogla vranësirash, kryesisht në periferi.

 

Zonat malore (Kukës, Pukë, Peshkopi, Tropojë):

Paradite me mot të qëndrueshëm, por nga ora 14:00 e në vijim pritet të ketë reshje të izoluara shiu, të shoqëruara me vranësira të dendura dhe ndonjë shkarkesë elektrike. Temperaturat maksimale do të variojnë nga 25°C deri në 28°C.

Erërat dhe valëzimi:

Erërat do të fryjnë me shpejtësi 20-30 km/h në zonat bregdetare, ndërsa deti pritet të jetë i qetë në mëngjes dhe mesatar pasdite. Valëzimi në Jon dhe Adriatik do të jetë 1-2 ballë  do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE