LAJME / E Premte 10 Korrik 2026, 20:08

Pamje tronditëse: Burri e hodhi të miturën në lumë, vajza humb jetën (VIDEO)

Një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh në një lumë nga një burrë në qytetin Shantou, në provincën Guangdong të Kinës.

Ngjarja, e cila u filmua nga kamerat e sigurisë, raportohet se ka ndodhur më 1 korrik në qytetin Xilu, në distriktin Chaoyang.

Pamjet tregojnë burrin duke ecur pranë vajzës, përpara se ta ngrinte dhe ta hidhte në lumë. E mitura u nxor nga uji nga ekipet e shpëtimit, por fatkeqësisht ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Videoja e incidentit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar zemërim dhe reagime të forta nga publiku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE