LAJME / E Hënë 3 Gusht 2026, 01:01

Pamje të rënda nga aksidenti ku humbën jetën 5 persona, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë në Itali

**Autobus, furgon kampingu dhe tre vetura të përfshira në aksident: Përplasja në rrugën shtetërore pranë Ternit lë gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur**

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën shtetërore pranë qytetit Terni në Itali, ku janë përfshirë një autobus, një furgon kampingu dhe tre vetura. Si pasojë e përplasjes së rëndë, gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi në segmentin rrugor që lidh rajonet Lazio dhe Umbria. Hetimet paraprake tregojnë se një furgon kampingu dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes, ku është përplasur ballë për ballë me një autobus që po udhëtonte drejt qytetit të Rietit.

Forca e përplasjes ishte aq e madhe sa në aksident u përfshinë edhe tre automjete të tjera, ndërsa njëra prej tyre u përmbys në rrugë.

Autoritetet italiane kanë konfirmuar se gjashtë persona humbën jetën në vendngjarje. Mes viktimave janë dy drejtuesit e autobusit, dy pasagjerë të autobusit dhe dy personat që ndodheshin në furgonin e kampingut.

Bilanci i të plagosurve ka arritur në 27 persona, ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Ata janë transportuar me helikopterë të urgjencës drejt Spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit për trajtim të specializuar.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra zjarrfikës, ekipe të emergjencës, policia rrugore dhe njësitë e mbrojtjes civile, të cilat punuan për disa orë për nxjerrjen e personave të bllokuar në automjete dhe për normalizimin e trafikut.

Policia italiane ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pritet që në orët në vijim të publikohen më shumë detaje mbi identitetin e viktimave dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE