
Në Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të një jahti, pas një njoftimi për të shtëna me armë në det.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:00, është raportuar se nga një jaht, i ndodhur në det përballë zonës së Palasës, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ajrit.
Menjëherë pas njoftimit, forcat policore u vunë në ndjekje të mjetit lundrues, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe verifikimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndjekja e jahtit vijob, ndërsa policia po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe identifikuar personat e përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
