
Të paktën **27 persona kanë humbur jetën** nga një zjarr i madh që përfshiu një lokal në kryeqytetin e Tajlandës, **Bangkok**, raportojnë mediat lokale.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate sipas orës lokale, ndërsa ekipet e para të zjarrfikësve mbërritën vetëm pak minuta pas shpërthimit të flakëve.
Ekipet e shpëtimit gjetën klientë që përpiqeshin të dilnin nga dera kryesore. Në pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale shihet një zjarr i fuqishëm që shpërthen nga hyrja e lokalit, ndërsa njerëzit, disa prej tyre edhe me rrobat në flakë, përpiqen në panik të shpëtojnë.
Kryeministri i Tajlandës, **Anutin Charnvirakul**, mbërriti në vendin e tragjedisë dhe deklaroi se deri më tani janë konfirmuar **27 viktima**, ndërsa **dhjetëra persona të tjerë janë dërguar në spital** për trajtim.
Insane visuals of Bangkok resturant massive fire which has killed at least 30 people as of now. Exact cause of fire unclear as of now. Many injured in hospitals nearby. #Thailand pic.twitter.com/bFdgLgvfgp
— Aditya Raj Kaul (@AdityaRajKaul) July 12, 2026
Ai shtoi se **shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar**, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
