
Në një intervistë në KTV, Osmani tha se gjatë mandatit të saj në Presidencë ka arritur të ruajë dhe forcojë raportet me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht tensioneve mes Qeverisë së Albin Kurtit dhe aleatëve perëndimorë.
“Kanë qenë shumë momente të rënda këto pesë vite, të thyerjes tepër të madhe që zoti Kurti e ka pasur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane”, tha Osmani.
Ajo shtoi se kishte ndërtuar raporte të tilla me Uashingtonin sa që me Rubion dhe Trumpin kishte biseduar për çështjen mbase më të madhe për Kosovën: anëtarësimin “e përshpejtuar” në NATO.
“Kam arritur që ta ndërtoj një relacion aq të fortë me Amerikën sa që me sekretarin Rubio dhe me presidentin Trump të bisedojmë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO, të bisedojmë për përmbyllje të njohjeve, të bisedojmë për hapje të një kapitulli ekonomik të jashtëzakonshëm mes Kosovës dhe Amerikës”, deklaroi ajo.
Megjithatë, deklaratat e Osmanit ranë në kontrast me qëndrimin publik të Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjen e zgjerimit të NATO-s.
Gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan, Rubio u pyet nëse ekziston perspektivë për zgjerimin e Aleancës, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës.
“Më duhet të jem i sinqertë, nuk mund të flasim për zgjerim të NATO-s”, tha Rubio.
Ai theksoi se aleanca aktualisht është e përqendruar në prioritete të tjera dhe se çështja e zgjerimit nuk ka qenë pjesë e rëndësishme e diskutimeve të fundit.
“NATO aktualisht është aq e fokusuar në disa prej çështjeve tjera që janë ngritur sot, saqë zgjerimi, në veçanti për rastin e Kosovës, nuk është në të vërtetë në krye të agjendës”, deklaroi ai.
Rubio shtoi se kjo nuk do të thotë se zgjerimi nuk mund të ndodhë në të ardhmen.
“Kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë kurrë. Thjesht do të thotë se për shkak të këtyre pikave të tjera të mosmarrëveshjeve dhe sfidave, kjo çështje nuk ka qenë e pranishme në mënyrë të theksuar në bisedat e fundit me aleatët e NATO-s”, tha ai.
Ndërkohë, anëtarësimi në NATO ishte një prej zotimeve kryesore të Albin Kurtit në zgjedhjet e vitit 2021 dhe u përfshi edhe në programin qeverisës 2021-2025.
Kurti kishte premtuar aplikimin për anëtarësim në NATO, anëtarësimin në Kartën e Adriatikut dhe hyrjen në Partneritetin për Paqe.
Pesë vjet më vonë, asnjëra prej këtyre objektivave nuk është realizuar.
Qeveria kishte themeluar edhe një Grup Punues për anëtarësim në NATO, të udhëhequr nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Në grup bënin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë.
Megjithatë, nuk dihet të jetë mbajtur ndonjë mbledhje e këtij grupi, të jetë hartuar ndonjë dokument apo të jetë ndërmarrë ndonjë iniciativë konkrete.
Në programin e ri zgjedhor, Kurti ka reduktuar zotimet për NATO-n, duke e paraqitur zgjerimin e marrëveshjeve “SOFA” si rrugë drejt afrimit me aleancën.
“Do të zgjerojmë numrin e shteteve partnere me të cilët nënshkruajmë marrëveshje ‘SOFA’ duke na afruar drejt anëtarësimit të plotë në NATO”, ka deklaruar ai.
Ai ka premtuar gjithashtu thellimin e marrëdhënieve me shtetet mosnjohëse që janë anëtare të NATO-s.
“Do të zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet dypalëshe edhe me shtetet mosnjohëse, veçanërisht ato që janë anëtare të NATO-s”, ka thënë Kurti.
Marrëveshjet SOFA janë marrëveshje bilaterale që rregullojnë statusin juridik të personelit ushtarak të huaj në një shtet pritës.
Ato përcaktojnë juridiksionin penal e civil, lëvizjen e trupave dhe automjeteve ushtarake, si dhe përjashtimet nga taksat apo procedurat e vizave.
Kosova tashmë ka një marrëveshje SOFA me Shtetet e Bashkuara, të ratifikuar në Kuvend në vitin 2012.
Sipas dokumenteve të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, juridiksioni penal mbi ushtarët amerikanë në Kosovë i takon autoriteteve të ShBA-së.
“Qeveria e Republikës së Kosovës njeh rëndësinë e veçantë të kontrollit disiplinor nga autoritetet e Forcave të Armatosura të ShBA-së ndaj personelit amerikan.”
“Prandaj, autorizon Qeverinë e ShBA-së që të ushtrojë juridiksionin penal ndaj personelit të ShBA-së gjatë kohës sa janë në Republikën e Kosovës.”
Marrëveshja garanton edhe lëvizjen e lirë të automjeteve ushtarake amerikane në territorin e Kosovës.
“Çfarëdo automjeti që operohet ekskluzivisht nga Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-së mund të hyjë, dalë dhe të lëvizë lirshëm brenda territorit të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
