
Po mbahet në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.
Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
