Donaldi e përjeton shumë keq daljen e Trixës. Ajo ka gjithë javën që e ndjen se mund të dalë sonte. Madje ka patur edhe ëndrra të trazuara. Beatrix e ka nisur e mërzitur sidomos ditën e sotme.
Kjo për shkak të një ëndrre me të vëllain, të cilën ia ka treguar Egzonës. Beatrix ka parë në ëndërr sikur Albani është lënduar dhe nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë tregimit të saj.
Beatrix është një nga banorët e nominuar për të dalë nga Shtëpia e Big Brother Vip në spektaklin e sotëm që transmetohet në Top Channel dhe tani që u mbyll televotimi, les jeux sont fais.
Donaldi ne momentin qe doli Trixa i dha nje mesazh te forte: “Ruaj qetesine per gjithcka. Do te shihemi bashke, cfare do qe te ndodhe duhet te ruash qetesine! Behu e forte! Do te shihemi jashte”.
Big Brother VIP tashmë ka hyrë fiks në fazën e fundit të programit, sepse kanë mbetur saktësisht edhe 4 javë nga fundi i këtij eksperimenti social në Shqipëri. Në finale do të shkojnë ata që kanë më shumë fansa, por edhe durim.
Ju tashmë e dini se 4 finalistët do të fitojnë 10 mijë euro secili, kurse fituesi do të marrë me vete 100 mijë euro, me trofeun që pritet të jepet nga kryeministri Edi Rama më 18 shkurt në Vlorë (sipas asaj që raportoi pak ditë më parë portali Pamfleti i gazetarit Gjergj Zefi).