Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak,
ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.
Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.
“I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Autoritetet austriake janë ende duke hetuar motivet e sulmit, ndërsa komuniteti në Graz është i tronditur nga ngjarja që la pas vetes shumë viktima të pafajshme do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE