Mega-procesi gjyqësor “Plumbi i Artë” vijon dëshminë bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej.
Alibej: Për Dorjan Shkozën kam paguar 100 mijë euro, nga “hoxha” janë blerë disa armë, çmimet varionin nga 500-1000 deri në 3500 euro. Nuk e di saktë se kontaktet me “hoxhën” i kishte Sandër Baho.
Me Nuredin Dumanin jam takuar pas vrasjes së vëllezërve Haxhia. Por me Nuredinin isha në kontakt të vazhdueshëm, Henrik Hoxhën e njihja vetëm dhe kam dëgjuar që kishte presudimin “Kusho” edhe “Nipi” që i drejtohej Klevis Allës.
Me Nuredinin flisja për Talo Çelën, që pas vrasjes së Dorjan Shkozës do të bëhej i gjallë apo jo. Gjithashtu, vijoja investigimin për Altin Ndocin, ky shkonte shpesh në Durrës tek vëllezërit Haxhia.
Klevis Alla kishte parë një ditë Talon tek shtëpia e vëllezërve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Nuredini është angazhuar me qenë i përgatitur me “çunat e Fushë-Krujës”, por emrat e tyre nuk i dija.
Në Sky ECC më shkuan Plarent Dervishi, kam pasur kontakt me të, ai kishte kodet “Barcelona” dhe “Gost”. Plarenti më tha: “Mbohet qefi që e ke gjetur Talo Çelën”, unë u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin.
Kishim një makinë Toyota të vjedhur që e kisha blerë në Shijak, ia dhashë Nuredinit dhe armët që ai donte, ia dhashë tek Pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur e mori. Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro, ia çova me një mikun tim dhe i dërgova 150 mijë për të vijuar. Këtë e bëra që edhe Nuredini të shikonte që unë kisha lek dhe të kishte besim do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE