LAJME / E Enjte 16 Nëntor 2023, 16:04

Nuk ndalet Giorgia Meloni, pas marrëveshjes me Shqipërinë për refugjatët, vjen me një tjetër ide

Pas idesë për ngritjen e dy kapmeve të pritjes për refugjatët në Shqipëri, Giorgia Meloni ka ardhur me një ide të re.

Këtë herë, ajo planifikon një reformë sa i përket legjislacionit në Itali, due kpropozuar që kryeministri i vendit të zgjidhet me vota direkt nga populli.

Meloni e ka quajtur këtë nismë “nëna e të gjitha reformave”, teksa sipas saj synimi është të garantojë më shumë stabilitet në një vend ku koalicionet qeveritare zgjasin vetëm pak muaj, në mos javë.

Pak ditë më parë kabineti aprovoi propozimin, por votuesit janë ata që do të thonë fjalën e fundit. Një referendum do të mbahet nëse dy të tretat e ligjvënësve dështojnë në aprovimin e reformës. Raundi i parë i votimit do të jetë në Senat, edhe pse një datë nuk është caktuar ende.

Sipas sondazheve të fundit, shumica e italianëve bie dakord mbi ndryshimin e propozuar dhe nëse reforma aprovohet do të përbëjë një sukses të madh për Melonin.

Zgjedhja direkte e kryeministrit të Italisë do të kërkojë një rishikim të sistemit aktual elektoral për të shmangur surprizat e minutës së fundit. Prioriteti i Melonit është vendosja e një rekordi të ri dhe të ketë sukses aty ku të tjerët kanë dështuar.