LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 17:05

“Nuk kam lidhje me incidentin”, Besnik Kolndreu lihet në burg, i akuzuar për fshehjen e makinës së tre autorëve të vrasjes së çiftit Mujeci

40-vjeçari Besnik Kolndreu do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Lezhës la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”, të vendosur në mungesë ndaj tij, në kuadër të hetimit për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në fshatin Balldren të Lezhës.

Gjatë seancës dëgjimore me dyer të mbyllura, Kolndreu mohoi çdo përfshirje në incident. Ai deklaroi se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk kishte dijeni për automjetin e përdorur nga autorët e dyshuar, i cili u gjet i fshehur pranë apartamentit të prindërve të tij në zonën e Torovicës. Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe e dënoi 40-vjeçarin me “Arrest në Burg” për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, të kryer në bashkëpunim.

Besnik Kolndreu u arrestua më 17 qershor në Ulqin nga autoritetet malazeze, pasi kërkohej si i dyshuar për ndihmë dhe inkurajim të autorëve të krimit.

Ndërkohë, tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të vrasjes, Renato Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, mbeten në arrati.

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan më 26 prill, ndërsa po lëviznin me automjetin e tyre në aksin Balldre-Torovicë. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se krimi është kryer për motive hakmarrjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE