
Fituesja e “Big Brother VIP3” u ka bërë një pyetje ndjekësve të saj në “Instagram”, të cilët menjëherë i kanë kthyer përgjigje.
“Gjeni kush nga VIP-saT më ka BLOCK dhe pse”, ka shkruar Egla në postimin e saj në “Instastory”, duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot. Fansat i kanë shkruar emra të ndryshëm të ish-banorëve të edicioneve të ndryshme të “Big Brother VIP” dhe fituesja e BBV3 u është përgjigjur me ironi dhe humor.
Joooo, Baci nuk është aq tarallake
Nuk e besoj… nuk i bëj tagg se nuk dua ta traumatizoj
Olta Gixhari (bëj shaka sepse ajo të ka suportuar, por pse nuk ndiqeni)
Olta është bobe nuk e bën këtë. Nuk ndiqemi? Ja do e ndjek pas kësaj
Përtoj të kontrolloj, ja të më thonë…
Julia Ilirjani, shumë xheloze ndaj teje, oportuniste, aspak koherente si person
Jo jo, s’e besoj! Mos e ngacmoni kot se gjynah
Gazi se s’ke shkuar t’i presësh flokët tek ai
Gazi s’më ka ftuar akoma për gotën e verës që ka premtuar
