LAJME / E Diel 10 Dhjetor 2023, 15:03

Nuk e pritën vitin nga vdekja e babait! Fëmijët e Silvio Berlusconit nisin shitjen e vilës luksoze

Itali- Pesë fëmijët e trashëgimtarit të Silvio Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste ish-kryeministrit italian dhe manjatit të medias, i cili vdiq më 12 qershor 2023.

Një burim i sigurt i ANSA raporton se trashëgimtarët e Berlusconit kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet, raporton Euronews.

Familja, megjithatë, nuk ka ndërmend të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berusconi, pohon ky burim.