
Olta Gixhari ka qenë shumë hermetike për jetën e saj personale para hyrjes në Big Brother VIP.
Por gjatë eksperiencës në shtëpinë e famshme e ka shprehur shpesh dashurinë për partnerin e saj duke e bërë Dorin tashmë një personazh që njihet nga të gjithë.
Kohët e fundit Olta ka vendosur ta tregojë më shpesh në rrjete sociale Dorin dhe së fundmi ka publikuar një moment duke lëvizur me makinë nën tingujt e muzikës italiane.
Në postimin e bërë çifti shfaqet me duart e shtrënguara.

