
Boksieri britanik **Anthony Joshua** ka arritur një fitore bindëse, duke e mposhtur kundërshtarin **Prenga** me nokaut në raundin e dytë të përballjes.
Joshua e dominoi ndeshjen që në momentet e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm dhe duke kontrolluar ritmin e duelit.
Në raundin e dytë, ai goditi fuqishëm Prengën, i cili nuk arriti të vazhdonte më luftën, duke detyruar arbitrin të ndërpriste ndeshjen dhe t’i jepte fitoren boksierit britanik.
Me këtë sukses, Joshua konfirmon edhe një herë formën e tij të mirë dhe synimet për duelet e ardhshme në arenën ndërkombëtare, ndërsa për Prengën kjo përballje përfundoi me një humbje të rëndë përballë një prej emrave më të njohur të boksit botëror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
