Levian Goga ka folur sot në “Shqipëria Live”, për aktin heroik që ai bëri në Greqi, ku u shpëtoi jetën dy fëmijëve që rrezikonin të mbyteshin në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës.
Ai zbuloi se një nga fëmijët ishte shqiptar, teksa tjetri ishte greke. Sipas tij, gjendja e tyre është e qëndrueshme por mbetet për tu parë për 48 orë. Goga ka treguar se nuk e mendoi në asnjë moment para se të hidhej në lumë, pasi është prind i dy fëmijëve dhe do e bënte për këdo.
“Unë po kthehesha nga puna dhe u ula në lokal për kafe. Unë pashë nga larg dy fëmijë që ishin në luftë. Në atë moment erdhi një burrë me motor dhe kërkoi ndihmë. U nisëm të gjithë siç ishim dhe kur arrita nuk e mendova por hyra në lumë. Asnjë tjetër nuk u hodh. Hyra thellë por nuk arrita t’i shikoja fëmijët. Ishin disa persona me varke që i shikonin fëmijët në fund. Hipa në varkë po nuk i kapja dot.
Më pas u hodha në thellësi dhe kapa një fëmijë. E nxora dhe i dhamë ndihmën e shpejtë me mjekët. Më thanë pastaj që është një tjetër fëmijë. Hipa sërish në varkë dhe shkuam tek vendi ku ishte fëmija i dyti. U hodha sërish në ujë. E ngrita, por në moment ngele pa frymë dhe e lashë fëmijën. Hipa në varkë dhe më pas u hodha sërish. E kapa fëmijën dhe e nxora jashtë. Më ndihmuan dhe grekët ë të dilja dhe unë jashtë.
Me keqardhje fëmija shqiptar ishte 12-vjeç dhe nxirrte gjak nga hunda dhe goja. Ndërkohë fëmija tjetër grek ishte si disi më mirë por ka nxjerrë krahun dhe qafën. Janë jashtë rrezikut për jetën por sërish për 48 orë nuk i dihet, janë nën kontrollin e mjekëve.
Grekët më thanë që je një hero. Më thanë do të ta shpërblejmë dhe kryearti i bashkisë reagoi. Por për mua mjafton që fëmijët të jenë mirë. Kam marrë shumë telefonata dhe njerëzit më thonë që je hero i shtetit grek edhe pse je shqiptar. Unë jam baba i dy fëmijëve dhe e bëra sikur ishin fëmijët e mi. Më shtyu Zoti që t’i ndihmoja këta fëmijë.
E vërteta është që ne baballarët jemi në punë dhe nuk kujdesemi për fëmijët sa duhet. U bëj thirrje prindërve të kujdesen si duhet për fëmijët sepse sot është shumë e vështirë. Unë kam dy fëmijë dhe një prej tyre e kam me autizëm. Prindërit duhet të kujdesen sa më shumë për fëmijët e tyre, t’u qëndrojnë sa më afër.”– tha ai do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE